• Fri. Nov 21st, 2025

Asgjë e re, sërish vërshime te nënkalimi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Apr 26, 2025

 

 

 

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa nga rrugët e kryeqytetit, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.


Njëra prej rrugëve që janë vërshuar nga reshjet e shiut është edhe ajo te nënkalimi në afërsi të stacionit të autobusëve në kryeqytet.

Ky nënkalim edhe në të kaluarën është vërshuar kur ka pasur reshje shiu.

Si duket, edhe më tej nuk mund t’i gjendet një zgjidhje kësaj pjese të rëndësishme të kryeqytetit.