• Fri. Nov 21st, 2025

A u ndaluan ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës? Komuna e Prishtinës del me reagim

Apr 25, 2025

 

Komuna e Prishtinës tha ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar.

Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të komunës, ka përfunduar hartimin e një akti udhëzues i cili rregullon të gjitha aktivitetet jashtëkurrikulare në Kryeqytet.

“Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore, ka finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet jashtëkurrikulare, si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave dhe aktivitete të tjera. Ky udhëzim do të vlejë për procedurat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ky sqarim vjen në një kohë kur ishin përhapur shqetësime mes prindërve dhe nxënësve për mundësinë e ndalimit të aktiviteteve tradicionale të fundvitit shkollor