• Fri. Nov 21st, 2025

Paris Guri i LDK-së poston shishen e qumështit që ia dha Agim Bahtiri: As kjo s’i paska 61

Apr 25, 2025

 

 

Gjatë seancës së sotme, Agim Bahtiri i VV’së është parë duke i dhënë një biberon me qumësht deputetit të LDK-së, Paris Guri.

Ky veprim i Bahtirit vjen disa ditë pasi Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për Kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin nga VV’ja.

Në momentin e kapur nga Reporteri.net, shihet se Bahtiri më pas i jep dorën Gurit dhe largohet për në ulësen e tij.

Guri pas përfundimit të seancës e ka publikuar shishen e qumështit në Facebook.

“As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën”, ka ironizuar deputeti i LDK-së. /Reporteri.net/