Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme seancën e gjashtë konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës. Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan KFVA.
Nisma sërish ka abstenuar.
Por një gjë të tillë dikur e kishte bërë edhe VV, në vitin 2017.
Vetëvendosje e kishte kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.
Madje në një deklaratë publike Glauk Konjufca i VV’së, ishte shprehur kështu:
“Meqenëse Kadri Veseli do të rrrëzohet dhe koalicioni PAN do të detyrohet ta vendosë tjetër perosn në funksion të kryeparlamentari të Republikës së Kosovës.” kishte thënë ai.
Kujtojmë se në atë kohë, lideri i VV-së, Albin Kurti, kishte deklaruar se partia e tij nuk do ta votonte Veselin, duke theksuar se Vetëvendosje do të përfaqësonte ndryshimin demokratik.
“U posa e bëra regjistrimin si deputet në Kuvendin e Republikës dhe unë do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike, ndryshime për drejtësi e zhvillim, për mirëqenie e punësim, për liri e demokraci,” kishte thënë Kurti.
Ndërkaq, Kurti kishte qenë i prerë se të gjithë 32 deputetët e Vetëvendosjes do të marrin pjesë në seancë por nuk do ta votojnë një figurë kontraverse.
“Të enjten, Kuvendi duhet ta zgjedhë një figurë politike që duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse e kurrsesi kontroverse”, deklaronte Kurti.
Por, Veseli kishte marrë 62 vota nga 114 deputetë sa ishin prezent në sallë.
Kundër Veselit, votuan 52 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Po ashtu, Vetëvendosje së bashku me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishin bojkotuar fjalimin e parë të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendi të Kosovës.
