• Fri. Nov 21st, 2025

Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës

Apr 25, 2025

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se qytetarë te Kosovës tash e tutje do të mund të udhëtojnë për në Malajzi pa viza.

MPJD njoftoi se kosovarët mund të udhëtojnë pa viza ë Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej 30 ditësh.

“Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe lidhjeve bilaterale gjithnjë e më të fuqishme në mes të dy vendeve tona,” deklaroi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Tutje u tha se ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes së lirë dhe thellimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malajzisë.