• Fri. Nov 21st, 2025

Murati: Propozimi për Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk ndryshon

Apr 25, 2025

 

 

Pas dështimit të radhës për t’u konstituuar Kuvendi, deputeti Hekuran Murati është deklaruar për media.

“Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që sapo janë certifikuar nga KQZ-ja, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar zonjën Albulena Haxhiun”, tha ai.

Ai tutje shtoi se Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, duke shtuar se është larg mendsh të mendohet se ajo nuk plotëson kushtet.

Murati thotë se propozimi për Haxhiun si kryeparlamentare nuk do të ndryshojë.