• Fri. Nov 21st, 2025

Gima i VV’së në aksion: Ia çon një shishe qumështi për fëmijë Paris Gurit, pasi largohet ai ia kthen “e harrove këtu”

Apr 25, 2025

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK’së, Paris Gurit, dhe i ka dhënë një shishe qumështi për fëmijë.

Ky veprim i Bahtirit vjen disa ditë pasi Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për Kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin nga VV’ja.

Në momentin e kapur nga Reporteri.net, shihet se Bahtiri më pas i jep dorën Gurit dhe largohet për në ulësen e tij.

Guri pastaj i kthehet duke i thënë “e harrove këtu”.