Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar pse deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, nuk mund të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka treguar veprimet që Haxhiu ka bërë në katër vitet si ministre.
Në profilin e saj në “Facebook”, Deliu-Kodra ka shkruar se Haxhiu ka qenë përçarëse.
“Katër vjet në krye të drejtësisë — pa i shërbyer drejtësisë. Katër vjet ministre — pa integritet profesional, pa vizion bashkues. Një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë. Që ka dëmtuar financiarisht mbrojtjen e UÇK-së. Që ka humbur e djegur provat e rastit Dehari. Që ka përçarë në vend se të bashkojë. Kjo nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra.