Në mbështetje të Komunës së Ferizajt, është ngritur sot flamuri në një nga rrethet e këtij qyteti, raporton KFVA.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, me krenari dhe ndjenja të veçanta, bashkëluftëtarët ngritëm lart simbolin e sakrificës – flamurin e lavdishëm të UÇK-së!
Kjo iniciativë e veçantë, e nisur nga bashkëluftëtari Lorik Jashari, e mbështetur nga Komuna e Ferizajt, u realizua me përkushtim nga OVL UÇK – Dega në Ferizaj dhe shumë veteranë që ende sot e ndjejnë gjakun që u derdh për këtë tokë të lirë.
Flamuri ynë u ngrit lart në një nga rrethet e qytetit, si simbol i përhershëm i kujtesës, krenarisë dhe respektit për të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për lirinë që e gëzojmë sot.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Rroftë UÇK!
Gëzuar Dita e Tokës!”, thuhet në njoftim.