• Tue. Oct 21st, 2025

Kuvendi, Sezoni 3: Episodi i Radhës për Kryeparlamentarin të mërkurën në 10:00

Bykfvanews

Apr 22, 2025

 

 

Të mërkurën e 23 prillit do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

Seanca do të mbahet në ora 10:00.

Pas seancës të së shtunës ku dështoi dy herë radhazi emri i Albulena Haxhiut i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e së hënës nuk u hodh në propozim fare.

Glauk Konjufca tha se duke parë deklarimet e partive tjera politike, do të ishte sërish situatë e njëjtë, ku s’do të votohej sërish emri i tyre i propozuar.

Ai kërkoi kohë shtesë, gjë që u miratua nga Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke caktuar seancën për të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *