• Wed. Oct 15th, 2025

Policia jep detaje për aksionin e madh në Kaçanik, ndërlidhet me vrasjen e policit Muhamed Lika

Bykfvanews

Apr 21, 2025

 

Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.

Në pamje shihet se Policia po kryen kontrolle në shumë ndalesa nëpër qytet.

Vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik kishte tronditur vendin. Ai u qëllua me armë zjarri më 1 prill.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se Lika ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrjen e ndërtesës ku banonte, të martën rreth orës 23:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *