Të dielën rreth orës 12:35 ka ndodhur një aksident në Klinë mes trenit dhe një veture, shkruan KFVA.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Gazetën se katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lendime trupore”, tha Rugova.