• Wed. Oct 15th, 2025

Bashkëluftëtarët shkojnë për homazhe tek varri i Komandantit Gani Imeri në përvjetorin e vdekjes

Bykfvanews

Apr 20, 2025

 

 

Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Komandantit Gani Imeri, familja e tij, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, janë duke mbajtur aktivitete përkujtimore për nder të figurës dhe veprës së tij.

Fillimisht në orën 10 kanë nisur homazhet tek varri i Komandantit Gani Imeri në Dumnicë të Epërme, shkruan Insajderi.

Deri me tani, shumë figura të njohura shkuan për homazhe tek varri i tij. Ndër ta ishin edhe Sami Lushtaku, Fadil Nura, Ferit Idrizi, Ali Ahmeti e Rrahman Rama.

Pas homazheve, në orën 12:00 do të mbahet akademia përkujtimore në Qendrën Kulturore “Hasan Prishtina” në Vushtrri

Ngjarjet organizohen nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *