• Wed. Oct 15th, 2025

Schwarz mobilizohet: Nuk shantazhohet shteti, të hënën vazhdojmë betejën

Bykfvanews

Apr 20, 2025

 

 

Deputetja Donika Gërvalla-Schwarz, e njohur kryesisht për dështimet e shumta në politikën e jashtme gjatë kohës sa ishte ministre e Punëve të Jashtme, ka vazhduar të konfrontohet virtualisht me partitë e tjera politike, shkruan KFVA.

Schwarz ditë më parë i akuzoi partitë e tjera të Kuvendit se e sulmuan Republikën e Kosovës pasi nuk votuan për verifikimin e mandateve dhe tha se këto veprime s’bën të kalojnë pa pasoja.

Ndërsa sot, pas marrjes së mandateve të deputetëve dhe pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, Schwarz sërish zgjodhi gjuhë të ashpër për t’iu kapur kundërshtarëve.

”Shteti nuk është i shantazhueshëm. Sot e tejkaluam bllokadën e parë të opozitës dhe bëmë betimin si deputetë. Vazhdojmë të hënën betejën parimore dhe aspak të lehtë për konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkroi ajo në Facebook, duke u përgatitur për një gjoja betejë ‘parimore’ me kushedi se kë./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *