• Sun. Oct 12th, 2025

58 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Bykfvanews

Apr 13, 2025

 

 

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta KFVA.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 201 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 58 aksidente, 31 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 27 vetëm me dëme materiale.

Mes të tjerash, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 13 persona, 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *