by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për regjistrimin e sotëm të deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, sipas vendimit nga mbledhja e përbashkët e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësues të subjekteve politike parlamentare.
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar deputetë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, shumica e të cilëve e kanë kryer dje regjistrimin.
Po sipas këtij vendimi, të hënën, më 14 prill, do të regjistrohen deputetët e AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera joshumicë.
Seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit do të mbahet të martën, më 15 prill, në orën 10:00./KFVA/
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka deklaruar se është larguar nga një konferencë rajonale e nivelit të lartë që u mbajt në Tiranë, me arsyetimin se Kosova aty u prezantua me fusnotë. Dobruna ka thënë se për shkak të fusnotës me referencën “Rezoluta 1244 e OKB-së”, u largua nga konferenca dhe s’e nënshkroi
Vasfije Krasniqi, gruaja që para disa vitesh doli publikisht dhe foli për dhunën seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë ka reaguar pas rrëfimit publik të Ramadan Nishorit. Ajo ka thënë se i kujtohet dita kur e ka thirrë Nishori atë dhe e ka ndarë dhimbjen me të. “I dashur Ramadan, E
Disa fotografi të reja satelitore e shfaqin atë që mund të jetë luftanija më e madhe ndonjëherë e Koresë së Veriut, me gjasë mbi dyfish më e madhe se secila anije tjetër në flotën e këtij shteti aziatik. Në fotografitë e shkrepura më 6 prill nga kompanitë e pavarura satelitore, “Maxar Technologies” dhe “Planet Labs”, anija shihet
Flutura Nishori, vajza e Ramadan Nishorit, të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka thënë se është krenare më babain e saj që sot u rrëfye për herë të parë, transmeton KFVA. Ajo tha se në mesin e mijëra zërave të heshtur, një burrë ka pasur guximin të flasë. Flutura ka shtuar