• Mon. Oct 13th, 2025

Deputeti britanik: Serbia duhet ta pranojë atë çfarë ndodhi në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë

Bykfvanews

Apr 11, 2025

 

 

Deputeti britanik i Partisë Laburiste, Alex Sobel ka thënë se Serbia duhet ta pranojë atë që ka ndodhur në Kosovë dhe në Bosnjë Hercegovinë gjatë viteve të 90-ta.

“Mësimi nga vende të tjera është që nëse përballesh me të kaluarën mund të ecësh para dhe të zhvillohesh si shtet në kulturë dhe ekonomi. Serbia nuk është pajtuar me të kaluarën dhe ende po jeton të njëjtën të kaluar vetëm pak më ndryshe. Nëse mund të pajtohen me të kaluarën dhe të jenë të sinqertë me çfarë ndodhi jo vetëm në Kosovë dhe Bosnjë por në të gjithë Ballkanin. edhe brenda Serbisë se po i shohim protestat atje, atëherë Serbia mund të lëvizë para. Atëherë mund të kemi një Evropë më të integruar paqësore”, ka thënë ai./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *