• Mon. Oct 13th, 2025

Edhe Murati i bindur se do ta formojnë qeverinë e re: Sa më shumë vota aq më mirë

Bykfvanews

Apr 10, 2025

 

 

Sot gjatë ditës deputet e Lëvizjes Vetëvendosje po regjistrohen në Kuvendin e Kosovës. Pas Agim Bahtirit, edhe deputeti tjetër i VV-së, Hekuran Murati është shprehur i bindur se partia ku ai bën pjesë do ta formojë qeverinë e re.

Ai ka thënë se janë të përgatitur për 15 prillin, data kur dhe do të mbahet seanca konstituive, ndërsa s’pranoi të përgjigjej nëse ishin përgatitur për ndonjë koalicion.

“Patjetër që po, sipas Kushtetutës, me vota të deputetëve të Kuvendit. Për të gjitha këto (koalicionet me parti të tjera), edhe siç thashë më herët është çështje e subjektit, pra Vetëvendosjes. Patjetër që do t’i kemi votat. 61 vota i kërkon Kushtetua, por sa më shumë sa më mirë”, tha Murati para gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *