by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nga 1 maji pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për 15%. Kështu u bë e ditur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë takimit me gazetarë.
Me tensione në mes të gazetarëve dhe zyrtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, nisi takimi i ftuar nga ZRRE me gazetarët. Gazetarët kërkuan që ky takim të mbahej në praninë e kamerave, derisa nga ZRRE, insistonin që ky takim të mbahej vetëm me gazetarë pa u xhiruar.
Njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, i cili u ishte dërguar mediave, thuhej se 10 minutat e parë të këtij takimi mund të xhirohen.
E pas insistimit të gazetarëve, zyrtarët e ZRrE-së u pajtuan që takimi të mbahet në praninë e kamerave.
Drejtori menaxhues në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, Petrit Pepaj tha se arsyeja kryesore e propozimit te rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 15 për qind, është për shkak të rritjes së çmimit në bursa, dhe nuk ka ndonjë arsyeje tjetër.
“Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike, ky është shkaktari kryesor dhe nuk ka përshtatje tjera që kanë ndikuar në këtë 15% të jeni të sigurt edhe në raport me investimet dhe vlerat tjera të efikasitetit dhe në raport me lakoren e humbjeve, rregullatori i ka njohur vetëm ato që i ka njohur gjatë shqyrtimit…Shkaktarët kryesor për rritjen e propozimit të rrymës është çmimi i shkaktuar i energjisë elektrike duhet ta kemi konsideratë që gjatë këtij viti njësitë e Kosovës B do të jenë në remont të gjatë dhe kërkesa për import është e domosdoshme për të mundur me sigurua furnizim qëndrueshëm për konsumatorët”, theksoi ai.
Pepaj para gazetarëve tha se vendimi për rritje të çmimit të energjisë për 15% pritet të votohet më 11 prill dhe do të hy në fuqi nga 1 maji.
“Vendimi i cili do pritet të merret mund të merret me 11 të këtij muaji do të hyjë në fuqi me 1 maj”, tha ai.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë tha se kanë pranuar rreth 390 komente nga qytetarët dhe bizneset.
Paralajmërimi i ZRrE-së për ngritje të çmimit të energjisë elektrike për 15% ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët dhe bizneset. Të shtunën është mbajtur një protestë, përmes të cilës është kërkuar rritja e energjisë elektrike. Ndërsa, një protestë e radhët është paralajmëruar edhe këtë të premte.
Një vit pa Gjyljetën – drejtësi me burg të përjetshëm për vrasësin, por dhimbja mbetet e përjetshme!
Sot është bërë një vit nga vdekja e Gjyljeta Ukellës, e cila u privua nga jeta mizorisht nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi. Rasti ka ndodhur në mëngjes të 16 prillit në vitin 2024, në apartmentin e tyre në rrugën ‘Bill Klinton’, në Pejë. Sipas Prokurorisë, Edmond Lajçi me dëshirë dhe armë, e ka
Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, lidhur me ndërprerjen e seancës më 15 prill, që u ndërpre pas më pak se dy orëve nga fillimi i saj. Në një njoftim për media, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë
Sistemi Prokurorial ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet F.H, pasi i njëjti kishte keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar dhe kishte marr ryshfet, shkruan KFVA. Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, i pandehuri i kishte marr ryshfet 150 euro nga i dëmtuari E.B, i cili i kshte kërkuar rregullimin e dokumentacioneve për pagesën e
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku s’është befasuar aspak me vendimet e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë, pasi siç ka thënë ajo “është mënyra si operon VV”, shkruan KFVA. Sipas Çitakut, kjo kastë politike e do qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar. Postimi i plotë: Për fat të