by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nga rrëshqitja e dheut ditën e djeshme ne lagjen Veternik, një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë, shkruan Gazeta KFVA.
Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE- Rr. Gjilani, Prishtinë / 05.04.2025 – 12:00. Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Dje policia njofoi se viktima është rreth 40 vjeç.
Nga Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, konfirmuan se punëtori i lënduar është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse me lëndime serioze.
Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se ka hapur rast për “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur një hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë të gjitha aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje tragjike”. – Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Luan Hasanaj nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka bërë të ditur se protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk do të ndalen dhe do të jenë të vazhdueshme. Hasanaj ka thënë se ata kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRrE-së dhe ardhjen e një bordi që punon për interesa të qytetarëve. Kërkesa të
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka njoftuar se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump do të çojnë në një përmbysje të plotë të tregtisë ndërkombëtare dhe se kjo do të ndikojë veçanërisht negativisht në Amerikën e Veriut. Në raportin e ri mbi vlerësimet e prirjeve të tregtisë globale, OBT theksoi se kishin
Duke përdorur një grimcë nga truri i miut, me përmasat e një kokrre rëre, shkencëtarët kanë krijuar hartën e parë të saktë dhe tredimensionale të trurit të një gjitari. Kjo hartë përshkruan në detaje formën, funksionin dhe aktivitetin e 84 mijë neuroneve – struktura të degëzuara që transmetojnë mesazhe përmes një “krahu” të gjatë
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot, në orën 12:00, raporton Gazeta Sinjali. Ky vendim është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit. Një seancë e tillë ishte mbajtur edhe të martën, rreth orës 11:00, por ajo u ndërpre pas afërsisht dy orësh,