• Mon. Oct 13th, 2025

Ardhja në pushtet, ndërrimi i fjalëve- Si i ndryshoi Kurti qëndrimet e veta për çmimin e rrymës

Bykfvanews

Apr 5, 2025

Numri një i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte në opozitë ishte fort i shqetësuar nga rritjet e njëpasnjëshme të çmimit të rrymës.

E Lëvizja Vetëvendosje, atëherë si opozitë, doli edhe në rrugë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Çmimi i rrymës ishte një nga shkaqet e protestës që ndodhi para 10 vjetësh, në prillin e vitit 2015.

Megjithatë, kur hipi në karrigen e pushtetit, ai ndryshoi mendim.

Madje, as gjatë fushatës elektorale ai nuk e fshehu mendimin se qytetarët po paguajnë shumë pak për energjinë.

Me Kurtin e moçëm po, e me të riun hiç nuk pajtohet në këtë temë presidentja, Vjosa Osmani, që në 4 vjet e mandatit të tij konstatoi se rritje jo që u bënë shpesh por edhe tejkaluan 100%-shin, çka shkaktoi dëme zinxhirore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *