• Mon. Oct 13th, 2025

Kryeministri kroat i shqetësuar për situatën në rajon, kërkon të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të KE-së

Bykfvanews

Apr 5, 2025

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor duhet të diskutohet në Këshillin e ardhshëm Evropian, duke pasur parasysh tensionet e fundit në rajon.

Ai në një intervistë për France 24 përmendi Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat, sipas tij, “janë të gatshme të përshpejtojnë integrimin e tyre në BE”.

Megjithatë, ai bën thirrje për kujdes. Kryeministri kroat tha se aktualisht ka situatë politike të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje.

“Ka një situatë politike dhe tensione që Evropa duhet t’i kushtojë sa më parë vëmendje. Ne duhet të veprojmë për stabilitet, të mbështesim forcat politike që janë për stabilitet dhe integrim evropian”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *