• Sun. Oct 12th, 2025

‘‘Jemi populli më i varfër në Evropë’’, protestuesit kundër shtrenjtimit të rrymës

Bykfvanews

Apr 5, 2025

 

 

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është zhvilluar para objektit të Qeverisë, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar, shkruan Gazeta KFVA.

Aktivisti Besnik Shabiu, ka thënë se qytetarët e Kosovës se meritojnë që të paguajnë asnjë cent më shumë.

‘‘Qytetarët të cilët janë mbledhur sot po tregojnë që kur është në pyetje interesi kolektiv, ne dimë  të bëhemi bashkë dhe dimë ta ngrisimin zërin për të mirën e përbashkët. Kërkesa e grupit ka qenë prej fillimit shumë e qartë, dhe kësaj kërkese ju kanë bashku qytetarët e kësaj republike. Sepse asnjë cent më shumë nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës që të paguajnë taksa tjera, përveç shtrenjtimit të rrymës, ne jemi deshmitarë që tashmë është lajmëruar edhe një valë e re e rritjes së çmimeve të produkteve dhe produkteve të shërbimit, andaj në periudhën në të cilën ne po jetojmë, duke pasur parasysh që jemi populli më i varfër në Evropë nuk e meriton që t’i vështirësohet edhe më tepër jeta’’, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *