• Sun. Oct 12th, 2025

Bekë Berisha merr pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të rrymës

Bykfvanews

Apr 5, 2025

 

 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i është bashkuar sot protestës kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

Berisha është parë sot në mesin e protestuesve.

Gjithashtu në protestë janë parë edhe aktivist të Partisë Socialdemokratike, si Nol Nushi dhe Zgjim Hyseni.

Ndryshe, grupi “Asnjë cent ma shumë” sot ka organizuar protestë, ku kanë marshuar nga objekti i Qeverisë së Kosovës e deri tek Ministria e Ekonomisë, kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka propozuar rritjen e çmimit për rrymën për 15%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *