Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kërkesa e presidentes Vjosa Osmani drejtuar Qeverisë për pezullimin e tarifave ndaj mallrave amerikane, është kritikuar ashpër nga Qeveria. Por, kjo është vlerësuar shumë nga kongresmenë amerikanë. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar sot  nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit prej 10 për qind për produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Me këtë veprim sipas Osmanit, do të përcillej mesazhi se Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fortë me SHBA-në.

“Jam e bindur se ky veprim do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen afatgjatë ekonomike”, ka shkruar tutje Osmani në platformën “X”.

Sipas saj, më shumë se veprim ekonomik, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar angazhimin e qëndrueshëm për aleancën Kosovë-SHBA, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe mbështetjes që vazhdon prej dekadash.

Related Posts