• Sun. Oct 12th, 2025

“ZRrE, apo i tregoni popullit?”: Ymeri shpalos të dhënat, qindra miliona euro import të energjisë për veri “në emër të sovranitetit”

Bykfvanews

Apr 3, 2025

 

 

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka nxjerrë të dhënat e importit të energjisë elektrike që kap shifra miliona euror për tri vite vetëm për zonat veriore të Kosovës.

Postimi i Ymerit:

Import rryme, në emër të ‘Sovranitetit në Veri të Kosovës’

2022: Importi për konsumin e Veriut 367,119 MWh

2023: Importi për konsumin e Veriut 378,051 MWh

2024: Importi për furnizim nga Elektroseveri 232,474 MWh

Me çmim të importit 172 Eur/MWh për 2022 i bjen 63 Milionë Euro

Për 2023 çmim importit 157.31 Eur/MWh për 2023 i bjen 59 Milionë Euro

Për 2024 çmimi I importit është 10 cent që besoj se ështe gabim teknik nga ana e ZRRE.

Zyra e Rregullatorit për Energji a po I tregoni këtij populli se kush po paguan për këtë import?

Pse kosovarët të paguajnë rritje rryme për 15% kur Veriu mund të mbulohet edhe nga qeveria, në ’emër të Sovranitetit. ‘

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *