• Sun. Oct 12th, 2025

DhTIK: Taksa e SHBA-ve ndaj Kosovës, do ta rëndoj edhe më shumë ekonominë tonë

Bykfvanews

Apr 3, 2025

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan Donald Trump që t’i vendos eksporteve nga Kosova taksën prej 10%.

Në njoftimin e DhTIK, thuhet se ky vendim pritet ta godas edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejtë SHBA-ve ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit.

“Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dhjetor 2024, eksportet tona ishin 3.5%, përderisa në muajin janar dhe shkurt 2025, ato ranë në 2.8, përkatësisht 2.5% në muajin shkurt të këtij viti”, thuhet në komunikatën e DhTIK.

Më tej thuhet se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka kohë që ka alarmuar për një vendim të tillë dhe ka kërkuar nga institucionet që të shfrytëzojnë kanalet diplomatike për të mos ndodhur ky vendim.“Vendimi i marr nga administrata Trump, pritet ta godas edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejtë SHBA-ve ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dhjetor 2024, eksportet tona ishin 3.5%, përderisa në muajin janar dhe shkurt 2025, ato ranë në 2.8, përkatësisht 2.5% në muajin shkurt të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *