• Sun. Oct 12th, 2025

Qeveria i ndan 75 mijë euro Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për ta promovuar Kosovën

Bykfvanews

Apr 3, 2025

 

 

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje në formë elektronike mbrëmë, ku ka marrë dy vendime.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 75 mijë euro për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, me qëllim të promovimit të vendit, shkruan Reporteri.net.

Vendimi tjetër është për mbështetjen e procesit të nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Francës për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – “Procesi Pall Mall”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *