by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Donald Trump mbërriti në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me brohoritje të forta dhe duartrokitje nga turma.
“Kemi një lajm shumë, shumë të mirë sot”, tha fillimisht ai. “Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë. Sot është dita e lirisë. 2 Prill 2025 do të mbahet mend përgjithmonë në histori si dita kur industria amerikane u rilind, dita kur u vendos fati i Amerikës, dhe dita që filluam të bënim përsëri Amerikën të Madhe“, shtoi Presidenti amerikan.
Sipas Trumpit tatimpaguesit tanë janë mashtruar për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më në SHBA.
Presidenti amerikan akuzoi drejtpërdrejt shtetet e tjera për një sërë praktikash, duke përfshirë vjedhjen e pronës intelektuale amerikane dhe miratimin e rregullave të padrejta të tregtisë.
“Një mik ndonjëherë është më i keq se një armik”, tha ai, teksa nisi sulmin e ri që synon tregtinë ndërkombëtare. Trump iu referua këtu tregjeve të makinave në vende si Koreja e Jugut dhe Japonia, duke theksuar se mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa në Japoni shifra përkatëse kalon 90%.
Në të njëjtën kohë, makinat e prodhuara në Amerikë përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të tregjeve në këto vende. “Ford shet shumë pak jashtë vendit”, tha ai, duke vënë në dukje se ky çekuilibër ka çuar në “shkatërrimin” e industrisë amerikane. “Kjo është arsyeja pse sonte, në mesnatë, do të vendosim një tarifë prej 25% për të gjitha makinat e prodhuara jashtë vendit”, tha Trump.
Më pas një punëtor automobilistik nga Detroit, i quajtur Brian mori fjalën, duke shprehur mbështetje të qartë për politikën tarifore të Donald Trump.
“Ne dhe kolegët e mi në UAW mbështesim politikën tarifore të Donald Trump 100%”, tha ai, duke marrë duartrokitje nga audienca.
“Ne po mbrojmë fermerët dhe blegtorët”, vazhdoi Trump argumentin e tij, duke thënë se me veprimet e sotme, SHBA po “mbron fermerët, të cilët janë trajtuar brutalisht nga kombet në mbarë botën”.
Trump kritikoi gjithashtu faktin se SHBA “subvencionon shumë vende“, duke përmendur Kanadanë dhe Meksikën si shembuj. “Në një moment duhet të thuash: është koha të punosh pak për veten”, tha ai, duke iu drejtuar shteteve që sipas tij mbështeten shumë te ndihma amerikane.
Tarifat e Trump
Kina – 34%
BE – 20%
Vietnami – 46%
Tajvani – 32%
Japonia – 24%
India – 26%
Koreja e Jugut – 25%
Tajlanda – 36%
Zvicra – 31%
Mbretëria e Bashkuar – 10%
Afrika e Jugut – 30%
Zvicra – 31%
Malajzia – 24% (
Një arritje historike është shënuar në mjekësi pas përfundimit me sukses të transplantit të parë të fshikëzës së urinës te një pacient i gjallë, operacion i kryer në Kaliforni nga një ekip kirurgësh pas katër vitesh pune të kujdesshme, shkruan Gazeta KFVA. Marrësi i këtij transplanti, 41-vjeçari Oscar Larrainzar, baba i katër fëmijëve,
Një variant i ri COVID-19 po nxit infeksionet në Australi, me ekspertët shëndetësorë që paralajmërojnë se ka potencial që ky variant të luajë një rol të rëndësishëm në sezonin e frymëmarrjes dimërore, raporton sot SBS News. Varianti i ri NB.1.8.1. u caktua nga OBSH si një “variant nën monitorim” javën e kaluar, për
Më shumë se 17,000 njerëz po evakuohen nga shtëpitë e tyre në Manitoba, Kanada qendrore, ndërsa provinca përjeton një nga fillimet më të këqija të sezonit të zjarreve në pyje, sipas autoriteteve. “Ky është operacioni më i madh i evakuimit të detyruar në Manitoba” në vitet e fundit. Një avion ushtarak do të
Policia e Kosovës ka arrestuar 11 të dyshuar në disa komuna pas operacionit “Patenta”, shkruan KFVA. Siç thuhet në njoftimin e Policisë ata dyshohen për ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Komunikata: Policia e