• 26 Nëntor 2025 05:18

AAK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, diskuton edhe për krijimin e qeverisë

Pri 2, 2025

 

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë së partisë ka ripërsëritur qëndrimin për formimin e qeverisë së re të nga partitë që ishin në opozitë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate pas mbledhjes.

“Në këtë momentum të ri politik, pas caktimit të datës për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur për formimin e një qeverie nga opozita, si alternativa më e mirë për vendin.”, është thënë në komunikatë.

Po ashtu AAK ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale të tetorit. Gjatë takimit, u dakordua që degët të nisin përgatitjet për identifikimin e kandidaturave për asambletë komunale dhe për kryetarë komunash. Në komunat ku Aleanca aktualisht udhëheq, kryetarët e tanishëm do të jenë pjesë e garës për një mandat të ri qeverisës.”, u bë e ditur nga AAK.