Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Biznesmeni i njohur shqiptar Samir Mane është bërë pjesë e listës së miliarderëve të botës. Revista e njohur amerikane “Forbes” sot për herë të parë në listëve e më të pasur të botës ka përfshirë një shqiptar. Në artikullin e saj, revista ka bërë me dije se Mane është miliarderi i 2356 i botes.

Në këtë mënyrë, Shqipëria për herë të parë është përfshirë në këtë listë. Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i Grupit “BALFIN”, e cila është një konglomerat investimesh me qendër në kryeqytetin shqiptar.
Sipas revistës, “BALFIN” ka në pronësi qendra tregtare, dyqane elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, kompania në fjalë ka një bankë në Shqipëri. Në artikullin e saj, revista amerikane tregon edhe për historinë e biznesmenit shqiptar. Sipas revistës, Mane është arratisur nga Shqipëria për shkak të regjimit komunist në vitin 1991.Pas largimit nga Shqipëria, ai u vendos në Austri si refugjat, kurse në vitin 1993 ai ka filluar të shiste pajisje shtëpiake në vendin e tij. Më pas, Mane ka hapur kompaninë “Neptun”, e cila është një zinxhir dyqanesh elektronike.

Biznesmeni i njohur shqiptar kthye në Shqipëri në vitin 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.

Në artikull specifikohet se kompania BALFIN ka pasuri të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Related Posts

  •     Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka folur për takimin e djeshëm që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin, të cilit ia ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për heqjen e masave kundër Kosovës. Në rrjetin social “Bluesky”, ambasadori gjerman i ka përmendur Kurtit edhe rëndësinë e formimit sa më të

  •     Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën

  •     Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për takimin konsultues që ka zhvilluar këtë javë me Kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahun, me të cilin ka diskutuar për procesin e shqyrtimit të tarifave të rrymës për këtë vit. Postimi vjen një ditë para se ZRRE të vendosë për

  •     Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur deputetët e zgjedhur të kësaj partie për legjislaturën e re të Kuvendit. Në fotot e publikuara nga Abdixhiku, nuk shihet deputeti i zgjedhur, Avdullah Hoti, i cili ka ngritur shqetësim për votat me postë të mërgatës e kërkoi lidership të ri në LDK,