by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Tema e regjistrimit të lojtarëve si Dani Olmo dhe Pau Victor është bërë mollë sherri mes La Ligës dhe Barcelonës.
Pasi që ishte miratuar regjistrimi i tyre, La Liga kishte dalur me një komunikatë duke thënë se marrëveshja nuk është përfshirë në llogaritë e fundit të audituara të klubit që do të thotë se Barça edhe një herë nuk ka vend për t’i regjistruar të dy.
Kjo e bëri që të reagonte presidentin e Barcelonës, Joan Laporta i cili ka thirrur një konferencë për media.
“Ne po luajmë një ndeshje kyçe sonte dhe La Liga po komunikon këtë mëngjes. E çuditshme. Ata nuk mund të na mundin në fushë, ndaj veprojnë jashtë saj”, u shpreh Laporta.
“Ne do t’i përgjigjemi La Ligës. Ata duan të sulmojnë interesat tona. La Liga miratoi nënshkrimet e Pau Victor dhe Olmo dhe tani ata kanë ndryshuar mendje. Pse?. A bënë ata një punë të keqe në radhë të parë kur miratuan operacionet”, shtoi Laporta.
Barcelona, sonte do të përballet në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Atletico Madridit, në “CIVITAS Metropolitano”, në orën 21:30.
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve, teksa ka shtuar se qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Kelley tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qënësor për
Kryediplomatja e Kosovws, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga Serbia që t’ia dorëzojë Kosovës, Kryeterroristin Milan Radojiçiq dhe të tjerët që u përfshinë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Gërvalla tha se mosndëshkueshmëria e vazhdueshme vetëm inkurajon
Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, në fillim të fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e ka përmendur vdekjen e Bajram Qerkninit, udhëheqësit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”. Qerkini ishte i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë,
Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, tha se për dallim nga e kaluara, kësaj radhe nuk është e mjaftueshme mbështetja vetëm nga komunitetet jo-shumicë për formimin e Qeverisë së re. Sipas saj, edhe në të kaluarën bashkëpunimi me komunitetet joshumicë ka qenë formal dhe i natyrshëm, por tani nuk i mjaftojnë numrat. “Edhe në