by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini në konferencën për media për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika mbrëmë në Kaçanik, tha se deri tani s’ka të arrestuar, por dyshohet se dy persona e kanë kryer aktin, shkruan KFVA.
Ai tha se rreshteri Lika u qëllua nga një plumb tejshpues, dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja 9.19 milimetër, dhe se arma që është përdorur s’është gjetur në vendin e ngjarjes.
“E di që kanë rrjedhë informata dhe dyshime për arrestimin e personave të ndryshëm, për dyshimin se kush mund ta ketë kryer veprën, mund të ju them me siguri të plotë se deri më tani nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale. Deri në këtë moment nuk dimë arsyen, apo edhe motivin që ka çuar deri në këtë rast makabër.
Nga provat që janë mbledhë shihen dy persona që kanë ikur nga vendi i ngjarjes, nga ajo që shihet kanë ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nuk kemi të dhëna që kanë shfrytëzuar më vonë ndonjë veturë apo mjet tjetër për të ikur”, tha Çerkini në konferencë.
Rreshteri tashmë i vrarë s’kishte përdorur armën, deklaroi kështu Kryeprokurori Burim Çerkini.
Ai gjithashtu tha të dyshuarit nuk kanë qenë të maskuar, por veçse kanë pasur kapele në kokë, por jo të tilla për të mbulur fytyrën.
“Rreshteri Lika është njohur si shumë profesional dhe nuk kemi as më të voglin indikacion që gjatë punës së tij si zyrtar policor të ketë pasë ndonjë problem as si zyrtar policor dhe as personal që do të na zbardhte motivin e vrasjes. E kemi ende të padefinuar shkakun apo motivin. Është përdorë armë e zjarrit, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja 9.19 milimetra. Nuk është hasur arma e dorasëve në vendin e ngjarjes. Është gjetur arma e zyrtarit policor, si dhe pjesë e municionit të personit zyrtar. Tipi i armës të të dyshuarve nuk dihet. Kalibrin 9.19 milimetra e shfrytëzojnë për disa armë, kështu që nuk mund të japim detaje për kalibrin”, tha ai.
Çerkini theksoi se cak i të dyshuarve ka qenë ekzekutimi i policit Lika, dhe se nuk ekziston pista e grabitjes siç u raportua sot gjatë ditës.
“Nga të dhënat nuk na rezulton që ka pasur shkrepje me armë nga arma zyrtare e zyrtarit policor. Duken persona të ri, por nuk kemi arritur identifikimin apo njohjen e tyre që të mund ta dimë për kë bëhet fjalë. Nuk kanë përdorë maska, kanë përdorë kapela por jo kapela për mbulim e fytyrës.
“Nuk ka të bëjë me pistën e grabitjes. I ndjeri ka qenë duke u kthy nga puna dhe ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij. Nuk ekziston ndonjë pistë që të dyshuarit kanë pasë për qëllim grabitjen. Shihet qartë se qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi apo kryerja e vrasjes së rëndë.
“Viktima ka marrë vetëm një goditje, ka qenë tejshpuese. Ai nuk ka pasur antiplumb”, tha Çerkini në konferencë.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka folur për takimin e djeshëm që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin, të cilit ia ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për heqjen e masave kundër Kosovës. Në rrjetin social “Bluesky”, ambasadori gjerman i ka përmendur Kurtit edhe rëndësinë e formimit sa më të
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për takimin konsultues që ka zhvilluar këtë javë me Kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahun, me të cilin ka diskutuar për procesin e shqyrtimit të tarifave të rrymës për këtë vit. Postimi vjen një ditë para se ZRRE të vendosë për
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur deputetët e zgjedhur të kësaj partie për legjislaturën e re të Kuvendit. Në fotot e publikuara nga Abdixhiku, nuk shihet deputeti i zgjedhur, Avdullah Hoti, i cili ka ngritur shqetësim për votat me postë të mërgatës e kërkoi lidership të ri në LDK,