by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Sipas Kallas, procesi i dialogut ka ngecur pak, duke shtuar se Kosova dhe Serbia vetëm po ankohen për njëra-tjetrën. Në një intervistë Kallas ka thënë se bashkë me Emisarin e BE’së për dialogun, Peter Sorensen, do të shqyrtojnë mjete tjera për normalizim, shkruan Reporteri.net.
“Duket se dialogu ka ngecur pak, sepse palët vetëm po ankohen për njëra-tjetrën. Mendoj se duhet ta mbajmë qëllimin përfundimtar në mendje – normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, në mënyrë që të mund të ecin përpara në rrugën evropiane. Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, ka deklaruar Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.
Kallas ka folur, po ashtu, për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, duke theksuar nevojën për përfshirjen e Evropës në çdo negociatë për këtë çështje.
“Deri tani, njerëzit tanë të tregtisë po bashkëveprojnë me amerikanët, kështu që nuk e dinë saktësisht se çfarë po vjen. Ka deklarata që i shohim, por cilat janë veprimet reale? Nëse vjen një veprim i tillë, edhe ne kemi një plan të gatshëm, por ajo që dua të theksoj është se nuk ka fitues në luftërat tregtare. Në fund, çmimet rriten dhe konsumatorët paguajnë më shumë për këto produkte, dhe ky nuk është veprim i mençur. Prandaj, ende shpresoj që nuk do të fillojmë këtë luftë tregtare”, ka deklaruar Kryediplomatja e BE’së
Pas shtrenjtimit të rrymës, pritet të ketë edhe ngritje të çmimit të miellit. Paralajmërimin e ka bërë Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, i cili tha se do të ketë “ngritje të lehtë të çmimit”, shkruan KFVA. Sipas tij, kjo rritje nuk do të ketë ndikim të madh. “Sa i përket shtrenjtimit të
Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontigjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin eforcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i
Një person është arrestuar në lidhje me aksidentin e djeshëm në Tërstenik të Drenasit, ku mbeti i vdekur një person. Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi i automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje. Në këtë rast lëndime ka pësuar edhe një person tjetër, shkruan gazeta KFVA. “Është raportuar për
Ministria e Drejtësisë ka dhënë një tender në vlerë 1.5 milion euro, me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, për përfaqësimin e Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Arbitrazh, shkruan KFVA. Rastet për të cilat është dhënë ky tender janë ai mes “AgroKosova” dhe Qendra e Mobileve Italiane me AKP’në,