by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Administrata Trump është angazhuar në përpjekje për marrëveshje me disa vende të tjera për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje, ka raportuar The Wall Street Journal.
Zyrtarët e imigracionit po kërkojnë më shumë destinacione ku mund të dërgojnë emigrantë që SHBA dëshiron t’i deportojë.
Në mesin e tyre, sipas këtij raportimi, është edhe Kosova, transmeton KFVA,
Ndër vendet që SHBA-ja ka kërkuar të marrin të deportuarit janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova.
SHBA-ja shpreson që këto vende të bien dakord me kërkesat e administratës, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare ose përfitimit politik për të ndihmuar Presidentin Trump të përmbushë një nga prioritetet e tij kryesore të brendshme.
Modeli i tyre i dëshiruar bazohet në një marrëveshje të njëhershme që administrata arriti me Panamanë në shkurt, sipas së cilës ata dërguan një aeroplan me mbi 100 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, në vendin e Amerikës Qendrore. Panamaja më pas i ndaloi emigrantët dhe punoi për t’i dërguar në vendet e tyre të origjinës.
“Ajo është nesër, a po?”, tha shkurt kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke mos u përgjigjur sot në pyetjen e gazetarëve, nëse i kanë votat për seancën e nesërme të konstituimit të Kuvendit. Kurti as dje, e as ditëve të kaluara nuk ka folur rreth kësaj çështje përkundër insistimit të mediave. Të enjten
Ministri “i dorëhequr”, Faton Peci, ka publikuar disa vendime që i kanë marrë, e që ai tha se janë tregues se ata e kanë “prioritet vetëm Kosovën”. Ai e ka quajtur qeverinë kujdestare, ndërkohë që anëtarëve të kabinetit që kanë fituar mandate në Kuvend po u kërkohet të japin dorëheqje, sipas ligjit. “Mirëmëngjes nga
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dalë me një deklaratë për formimin e institucioneve. Berisha ka thënë se nuk është për bllokimin e proceseve, por se mbështetja e tij “nuk është nënshtrim” e “heshtje përballë mangësive”. “Jam i gatshëm ta votoj për të mirën e Kosovës, komunitetit tim Egjiptian dhe të
Pas shtrenjtimit të rrymës, pritet të ketë edhe ngritje të çmimit të miellit. Paralajmërimin e ka bërë Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, i cili tha se do të ketë “ngritje të lehtë të çmimit”, shkruan KFVA. Sipas tij, kjo rritje nuk do të ketë ndikim të madh. “Sa i përket shtrenjtimit të