by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s mblidhen të enjten për një samit dy ditor në Bruksel, ku sytë duket se do të jenë të drejtuar nga shefi i diplomacisë amerikane.
Kur Marco Rubios iu dha fillimisht roli në administratën e re të presidentit Donald Trump, shumica e europianëve u gëzuan, sepse ai shihej një “transaltantist” i zjarrtë, kujton REL.
Por tani sipas diplomatëve, në radhët e aleancës ka një lloj nervozizmi. Ndërsa disa thonë “ai ende na kupton ne dhe aleancën”, ata pyesin se sa ndikim ka realisht ai brenda Qeverisë amerikane dhe çfarë do të thotë ai kur bëhet fjalë për Ukrainën, Rusinë dhe Kinën.
Ashtu si Pete Hegsethe në samitin e ministrave të mbrojtjes në muajin shkurt, Rubio do të këmbëngulë në mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtje dhe të ketë në shumë hise sa i përket ndarjes së barrës. Aleatët sërish shpresojnë se SHBA-ja do të rikonfirmojë angazhimin e saj ndaj NATO-s dhe nenit 5 të traktatit, që ka të bëjë me mbrojtjen e ndërsjellë.
Duke qenë se takimet e vetme të tjera të NATO-s para samitit të qershorit janë takime joformale të ministrave të Jashtëm që do të mbahen në Turqi në mesin e majit dhe të Mbrojtjes në fillim të qershorit, takimi i kësaj jave shërben, në shumë mënyra, si provë gjenerale për samitin e Hagës që do të mbahet më 24-26 qershor.
Qëllimi i atij takimi është i qartë: Të mbajë të bashkuar aleancën, duke rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po kërkon që të çdo aleat të zotohet se do të shpenzojë të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin, me shpresën se kjo do ta qetësojë presidentin amerikan, Donald Trump.
Pas shtrenjtimit të rrymës, pritet të ketë edhe ngritje të çmimit të miellit. Paralajmërimin e ka bërë Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, i cili tha se do të ketë “ngritje të lehtë të çmimit”, shkruan KFVA. Sipas tij, kjo rritje nuk do të ketë ndikim të madh. “Sa i përket shtrenjtimit të
Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontigjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin eforcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i
Një person është arrestuar në lidhje me aksidentin e djeshëm në Tërstenik të Drenasit, ku mbeti i vdekur një person. Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi i automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje. Në këtë rast lëndime ka pësuar edhe një person tjetër, shkruan gazeta KFVA. “Është raportuar për
Ministria e Drejtësisë ka dhënë një tender në vlerë 1.5 milion euro, me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, për përfaqësimin e Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Arbitrazh, shkruan KFVA. Rastet për të cilat është dhënë ky tender janë ai mes “AgroKosova” dhe Qendra e Mobileve Italiane me AKP’në,