• Sat. Oct 11th, 2025

“Ka qenë në Njësi Speciale, ka nejt në Mitrovicë disa muaj’: Flet familjari i policit që u vra në Kaçanik

Bykfvanews

Apr 2, 2025

 

 

Një zyrtar policor në Kaçanik ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në hymjen e objektit ku banonte.

Deri më tani nuk ka të arrestuar rreth rastit, derisa i dyshuari ndodhet në arrati.

Në një prononcim për Nacionalen, ka folur djali i axhës së tij i cili ka thënë se nuk ka informacione rreth rastit.

“Informacion momentalisht nuk kemi, kurëfare, na ka trondit se mbrëmë vonë pas 12-ve kemi dëgju. S’e kemi pritë, nuk ka pasë asnjë dyshim te ky që mundet me ndodhë kjo. Ka qenë gjatë luftës ushtar i mrekullueshëm, në polici i mrekullueshë ka qenë në njësi speciale në Mitrovicë ka nejt me muaj të tërë, ka qenë shembull, nuk kam fjalë nuk di pse erdhi deri këtu” – ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *