• Sat. Oct 11th, 2025

Lot dhe dhimbje: Lamtumira e fundit për rreshterin e vrarë në Kaçanik!

Bykfvanews

Apr 2, 2025

 

 

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë qytetin e Kaçanikut, ku rreshteri i Policisë, Muhamed Lika, u qëllua me armë zjarri para banesës së tij dhe për pasojë humbi jetën, shkruan Gazeta KFVA.

Lika u qëllua me armë në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa ekipet hetimore po punojnë për të ndriçuar rastin dhe për të kapur autorin e krimit.

Policia e Ferizajt ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar se i dyshuari për vrasjen është në arrati dhe se operacionet për kapjen e tij janë duke vazhduar me intensitet të lartë.

Ndërkohë, familjarët, kolegët dhe miqtë e rreshterit që humbi jetën, janë të tronditur nga vrasja e tij.

Familja ka njoftuar se Muhamed Lika do të varroset sot, pas namazit të ikindisë, në fshatin Shtrazë të komunës së Kaçanikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *