• Fri. Oct 10th, 2025

Kryetari i Bordit të ZRrE-së: Vendimi për shtrenjtimin e rrymës merret më 11 prill

Bykfvanews

Apr 1, 2025 #bordi, #KRYETARI, #ZRE

 

 

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka bërë me dije se ende nuk është marrë vendimi për shtrenjtimin e rrymës.

Ndonëse ZRrE kishte paralajmëruar se faturimi i tarifave të reja do të fillonte nga sot(1 prill), ai ka treguar se vendimi do të merret më 11 prill.

Megjithatë, ai ka sqaruar se vendimi mund të parasheh që tarifat të hyjnë në fuqi në mënyrë retroaktive.

“Jo, ende nuk është marrë vendimi. Në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, ka thënë Fejzullahu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *