• Fri. Oct 10th, 2025

Kurti përditëson hartën zgjedhore: Kërkoj falje, jemi të parët në 22 komuna

Bykfvanews

Mar 31, 2025

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Me anë të një postimi në Facebook, ai po thotë se me shtimin e këtyre votave, VV del e para edhe në komunën e Klinës.

Ai ka kërkuar falje për lëshim e bërë dje në hartën paraprake të postuar e cila nuk përfshinte votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Pra, në zgjedhjet parlamentare 2025, LVV është e para në 22 komuna, PDK në dy komuna, LDK në një, AAK (me Nismën Socialdemokrate) në dy, KDTP në një, ndërsa LS në 10 (prej të cilave gjashtë janë komuna të Ahtisaarit)”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *