Tashmë për shtrenjtimin e tretë me radhë të rrymës gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, miratimi i tyre i hapur ka shkaktuar indinjatë të madhe publike me njoftime edhe për protesta qytetare kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
“Qëndrmet e Ministrisë në vitin 2025 është diametralisht i kundërt me atë të vitit 2022. Në 2022 Ministria e Ekonomisë ishte kritike, në mbrojtje të konsumatorit dhe kërkonte transparencë dhe analiza të thella nga ZRRE.”
“Në 2025 ajo justifikon rritjen e tarifave, minimizon barrën mbi qytetarët, bizneset dhe ekonomi dhe nuk sfidon më ZRRE-në”, shkroi ai.