• Fri. Oct 10th, 2025

Vdekja e këmbësorit në Fushë Kosovë, deklarohen policia

Bykfvanews

Mar 30, 2025

 

 

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, gjegjësisht në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, mbrëmjen e së dielës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull”, tha ai.

Hoxha bëri të ditur se rruga Prishtinë-Pejë është mbyllur përkohësisht për qarkullim, teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit po vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *