• 26 Nëntor 2025 04:34

Bashkim Jashari uron Fitër Bajramin

Mar 30, 2025

 

 

Gjenerallejtnat Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Bajramit.

“Në këtë ditë të bekuar, që ngërthen në vete vlera të thella të sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin, ju uroj nga zemra një Bajram të gëzuar, të mbushur me harmoni e lumturi pranë më të dashurve tuaj. Qoftë kjo ditë një moment reflektimi për forcimin e vlerave tona njerëzore, shpirtërore dhe kombëtare” – ka thënë Jashari, më 29.03.2025.