• Fri. Oct 10th, 2025

Kurti i thotë myftiut se po mendon që për një ditë të zgjedhen, kryetari i Kuvendit e qeveria

Bykfvanews

Mar 30, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë myftiut Naim Tërnava se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë.

Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame, është pyetur nga myftiu Tërnave se a pushuan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndërkohë, Kurit tha se pas certifikimit të rezultateve do të jetë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, tha ai, raporton kp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *