• 26 Nëntor 2025 03:42

“Qeveri satelit i Serbisë”, reagon Haradinaj: Në mesnatë u pajtua për rritjen e çmimit të rrymës, e ditën u pajtua t’u mohohen shtesat policëve

Mar 29, 2025 #Haradinaj, #Qeveria, #Ramush

 

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pasi që Qeveria e Kosovës u pajtua për rritje e çmimit të energjisë.

Haradinaj ka kritikuar Qeverinë duke e quajtur këtë veprim të papranueshëm dhe në dëm të qytetarëve.

Kreu i AAK-se, gjithashtu ka reaguar ashpër për mos pagesa për orët shtesë për policët.

“Nuk është qeveri e Kosovës ajo që në mesnatë pajtohet për rritje të çmimit të energjisë, e për dritë të diellit pajtohet t’u mohohet paga e orëve shtesë të policisë. Kjo është një qeveri satelit i Serbisë,” ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.