• Sat. Oct 11th, 2025

Certifikohen rezultatet, Hargreaves turr e te Kurti: U diskutuan edhe hapat për formimin e qeverisë

Bykfvanews

Mar 28, 2025

 

 

Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë e cila i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit.

Pos kësaj, ambasadori britanik ka uruar Kurtin edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *