Gjashtë shtete rrezikojnë që të mos jenë pjesë e kampionatit të Kupës së Botës të vitit 2026, shkaku i një liste të propozuar për ndalim udhëtimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Megjithatë, disa kombëtare të tjera – një ndër to që veçse është kualifikuar – mund të mos jenë pjesë e këtij turneu, shkaku i ndalesave të udhëtimit nga presidenti amerikan, Donald Trump . Sipas gazetës së famshme “New York Times”, administrata e Trump do të ndalojë qytetarët e 43 shteteve të ndryshme, derisa kjo do të thotë se ato shtete nuk do të mund të paraqiten fare në kampionat.
Irani veçse është kualifikuar, por mund të jetë pjesë e kësaj liste (të shteteve të ndaluara). Regjimi teokratik islamist në Teheran konsiderohet si shtet sponsorizues i terrorizmit global.
Gjashtë shtete tjera që mund të jenë pjesë e kësaj liste janë Sudani, Kameruni, Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos dhe Venezuela – që të gjitha këto kombëtare që kanë ende mundësi kualifikimi për turneun e vitit të ardhshëm. Të gjitha këto shtete me çështje të rënda të shkeljeve të të drejtave të njeriut me regjime autoritare në pushtet.
Sipas “beIN Sports”, qeveria amerikane dhe shtëpia e futbollit botëror, FIFA kanë nisur bisedime tpër të zgjidhur këtë çështje. Nga FIFA kërkojnë që kombëtarja e Iranit e kombëtaret tjera që mund të ndalohen, të lejohen të udhëtojnë në SHBA, vetëm për turneun e Kupës së Botës