• Fri. Oct 10th, 2025

Hamza: Kryetari i Kuvendit i takon VV’së, mos të bëjmë pengesa

Bykfvanews

Mar 28, 2025 #Hamza, #KRYETARI, #PDK

 

 

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe votimin e kryetarit të Kuvendit që i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se pret reflektim edhe nga të gjitha partitë e tjera, meqë dihet se kush e bën propozimin dhe kujt i takon pozita e kryetarit të Kuvendit.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit i takon me propozu partisë më të madhe. Nevojiten 61 vota. Dhe nuk besoj që duhet të ketë pengesë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Pres që të ketë reflektim të gjitha partive, propozimi dihet kush e bon e kujt i takon e drejta dhe të ketë vota të mjaftueshme që të konstituohet Kuvendi dhe pastaj vjen momenti për marrjen e mandatit për krijimin e Qeverisë”, ka thënë Hamza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *