• 26 Nëntor 2025 04:14

Tërnava apel urgjent: Mjaft më me vrasje!

Mar 27, 2025 #apel, #ndalni vrasjet, #Ternava

 

 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimin e tij për rastet e fundit të vrasjeve që ndodhën në vend, duke bërë apel që të ndalen rastet e tilla.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se Tërnava u shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve, “duke lutur Zotin që këto të jenë rastet e fundit të vrasjeve në vendin tonë”.

Kjo lutje pritet të jetë kryesore edhe me rastin e festës së Bajramit./ KFVA/