• Fri. Oct 10th, 2025

Kujdes mos dilni nesër pa çadër

Bykfvanews

Mar 27, 2025 #cader, #Kosove, #Moti

 

 

Reshje më intenzive shiu vazhdojnë gjatë natës me kalimin në ditën e premte. Reshjet e shiu pushojnë paradite, kur shfaqen kushte edhe për ca intervale me diell. Mirëpo gjatë pasdites mund të zhvillohen reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë. Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 9C, e maksimale paksa më të ulëta shkojnë deri në 12C e 15C.

Reshje lokale shiu të shoqëruara me ndonjë bubullimë po priten ditëve të fundjavës. Nuk do të mungojnë intervalet me diell. Temperaturat luhaten përreth normaleve deri në 13C e 15C. Nga dita e hënë më shumë vransira, e sërish priten mundësi për reshje më të vazhdueshme shiu. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 8C e 10C. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 6C. /Mendimi për motin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *